Loja shpërblyese me dërgimin e SMS-ve në numrin 55552 nuk është e organizuar nga kompania IPKO.
Si rrjedhojë, IPKO nuk mund të marrë asnjë përgjegjësi lidhur me një lojë shpërblyese të organizuar nga një palë e jashtme. Ne u sugjerojmë përdoruesve të telefonisë mobile IPKO që para se të vendosin të marrin pjesë në këtë lojë, t’i lexojnë të gjitha rregullat dhe kushtet e përgjithshme të lojës, dhe më pas të vendosin nëse duan të marrin pjesë në të, ose jo.
Me respekt,
IPKO