Njoftim për përdoruesit e internetit në mobil

Vendi:

Prishtina

Nga:

Ipko

Prej sot, përdoruesit e telefonisë mobile IPKO të cilët për të parën herë lidhen me internetin në mobil (GPRS / EDGE) dhe të njëjtit nuk e kanë të aktivizuar ndonjërën nga pakot e internetit në mobil, do të hasin në një ndryshim, i cili përdoruesve tanë synon të ju ofrojë më shumë kapacitet të internetit, dhe përvojë më të mirë të shfletimit të internetit nga pajijset e mençura mobile.

Tani, për lidhjen e parë të internetit në mobil, përdoruesi duhet të ketë së paku 0.28 EUR në llogarinë e tij të telefonit, për ta bërë rezervimin e 500 kilobajtëve të internetit në telefon, megjithatë, IPKO ju inkurajon që të zgjedhni ndonjërën nga pakot ekzistuese të internetit në mobil, për të marrë përvojën më të mirë të shfletimit të internetit, pa menduar për shpenzimin e kapacitetit, apo koston e kilobajtëve apo megabajtëve të cilat ju i shpenzoni për qasje në internet.

Zgjedhni ndonjërën nga pakot të cilat i përshtaten kërkesës apo buxhetit tuaj të planifikuar për internetin në mobil.

https://www.ipko.com/telefonia-mobile/interneti-ne-mobil/pakot-dhe-cmimet

ngjashme

Si eshte eksperienca ne webin e IPKO’s?

Ju lutem kurseni pak minuta për të ndarë eksperiencën tuaj në lidhje me ueb faqen tonë.

Zgjedh më shumë se një produkt për krahasim