Në fillim të muajit qershor, në filialet e BPK-së ka startuar funksionimi i sistemit të komunikimit on line në mes BPK-së, kompanive të sigurimit dhe qendrave për regjistrim të automjeteve. Ky sistem ka mundësuar komunikim direkt ndërmjet gjithë pjesëmarrësve të industrisë së sigurimit në Kosovë.
Përpos BPK-së dhe kompanive të sigurimit, implementues të projektit për automatizim të industrisë së sigurimit janë edhe Ministria e Shërbimeve Publike, Ipko Net-i dhe ALTEC.
Industria e automatizuar e sigurimit, së bashku me TPL polisat e sigurimit, do t’i sjell risi dhe përparësi të shumta kompanive të sigurimit dhe autoritetit drejtues.
Përparësitë kryesore janë: menaxhim dhe vendimmarrje efektive brenda kompanive të sigurimit, përqasje e re dhe kualifikuese në treg dhe ndaj klientëve, monitorim permanent dhe kualifikues i aktiviteteve të kompanive të sigurimit nga ana e BPK-së, si dhe eliminimin e mundësisë së falsifikimit të polisave të sigurimit. Në anën tjetër, lidhja me autoritetet tjera (qendra për regjistrim të automjeteve brenda ministrisë së Shërbimeve Publike, qendrat për kontroll teknik brenda ministrisë së Transportit dhe Telekomunikimeve dhe Policia e Trafikut) në sistemin on line, do të rris cilësinë e shërbimit për qytetarë, dhe i tërë sistemi i tregut të sigurimit do të integrohet në sistem të pandërprerë, të sigurt dhe transparent.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]