Rezervoni numrin tuaj, duke dërguar vetëm një SMS
IPKO ofron mundësinë e rezervimit të numrave cilët ju dëshironi t’i keni, vetëm me një SMS. Kjo ofertë vlen deri më 25 shkurt. Për ta rezervuar numrin që e keni momentalisht tek operatori Vala, krejt çka duhet të bëni është të dërgoni një SMS nga ai numër në 049 49 49 49. Në SMS shkruani vetëm: Emrin Mbiemrin Qytetin. Ju lutemi t’i shkruani vetëm këto 3 të dhëna, me nga një hapësirë ndërmjet, pa asnjë shenjë apo fjalë tjetër si në shembullin e mëposhtëm:
Poashtu duhet të shkruani vetëm qytetin ku ka IPKO shitore, dhe ku ju dëshironi të merrni numrin tuaj.
Shitoret e IPKOs i gjeni në: Prishtinë, Pejë, Prizren, Mitrovicë, Ferizaj, Gjakovë, Gjilan, dhe Podujevë.
Pas dërgimit të këtyre të dhënave, do të pranoni një SMS me udhëzimet e mëtutjeshme.
Numri juaj nuk mund të rezervohet në rastet:
- Kur numri juaj tashmë është në përdorim nga dikush tjetër
- Kur numri juaj hyn në kategorinë e numrave të ARTË/ARGJEND dhe ju duhet të drejtoheni në IPKO shitoret, ose të kontaktoni në telefonat: 049 700 700 dhe 038 700 700
- Kur shkruani ndonjë qytet i cili nuk është në listën e qyteteve të lartëpërmendura.