Na janë dorëzuar dhjetëra biografi (CV), presim të marrim edhe të tjera përmes postës elektronike dhe kemi zhvilluar rreth 150 kontakte me studentë. Ky ishte rezultati i pjesëmarrjes së Ipko Net-it në Panairin Pranveror të Karrierës të organizuar për herë të parë në Kosovë nga Dhoma Amerikane e Tregtisë në Kosovë.
Për herë të parë javën e kaluar në Kosovë u zhvillua Panairi i Karrierës ku morën pjesë 31 biznese dhe e vizituan studentë nga Universiteti Amerikan i Kosovës, Universiteti i Prishtinës, Universiteti i Biznesit dhe Teknologjisë dhe Universiteti Iliria.
Pjesëmarrja e studentëve mund të vlerësohet si e kënaqshme, duke marrë parasysh edhe faktin se kjo është hera e parë që zhvillohet një organizim i tillë. Nga rreth 100 kontakte që kemi realizuar në këtë panair, përveç kërkesës së madhe për punë në Ipko Net, kemi pasur edhe një numër të konsiderueshëm të kërkesave për zhvillim të praktikës në kompaninë tonë.
Ne kemi zhvilluar kontakte të ngushta me të gjithë studentët që vizituan stendën tonë nga të cilët kemi mbledhur biografitë (CV-të) e tyre. Tashmë këto CV janë duke u vlerësuar nga stafi përgjegjës për të parë mundësia që persona me aftësi, edukim dhe talent të theksuar t’i punësojmë në Ipko Net. Pjesa tjetër e CV-ve do të jetë pjesë e bazës sonë të të dhënave për të parë mundësitë e bashkëpunimit me këta studentë në forma të ndryshme në të ardhmen, siç mund të jetë edhe ofrimi i praktikës.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]