Të gjithë konsumatorët e ipko’s tani posedojnë internet shumëfish më të shpejtë, pa kufizime, dhe pa asnjë kosto shtesë

Vendi:

Prishtinë

Nga:

IPKO

Prishtinë, 15 shtator 2011 – Me avancimin e fundit në rrjetin e përgjithshëm të internetit, kompania IPKO u ka mundësuar të gjithë përdoruesve të saj të kenë internet shumë herë më të shpejtë në shtëpitë e tyre, pa paguar asgjë për cilësinë e shtuar dhe përvojën e re të cilën e merr përdoruesi gjatë përdorimit të këtij shërbimi.

Përveç shpejtësisë disa herë më të madhe të internetit, përdoruesit e këtij shërbimi nuk do të kenë asnjë kufizim për qasje në internet nga telefonat e tyre mobil, kompjuterët tabletë, laptop’ët, kompjuterët personal ose pajisjet tjera mobile të cilat lidhen me internet.

Për çmimin e njëjtë, përdoruesit e “Pako 1” dhe “Pako 3” tashmë shfrytëzojnë deri në 10Mbps për shkarkim dhe 2Mbps për ngarkim të të dhënave nga interneti, në krahasim me 2Mbps që ofrohej deri më tani. Përveç shpejtësisë më të madhe, këto pako gjithashtu ofrojnë një nivel të ri të cilësisë dhe stabilitetit në përdorimin e internetit, për të gjithë konsumatorët.

Për më tepër, pakoja aktuale “Pako 2” e cila kombinohet edhe DUO (Internet + TV) tani ofron shpejtësi të internetit prej 5Mbps në vend të 1Mbps, dhe shpejtësia e re e internetit do të krijojë përvojë të re gjatë shfletimit të internetit për punë, edukim ose për qëllime argëtuese.

Avancimi i rrjetit do tu mundësojë konsumatorëve të kompanisë IPKO të përdorin shpejtësi të lartë në internetit, pasi që IPKO do të investojë rreth 5 milionë euro deri në fund të këtij projekti, i cili do të shtrihet në të gjitha zonat urbane në Kosovë, në të cilat kompania IPKO aktualisht ofron shërbimin e internetit për përdoruesit e saj.

“Përveç përvojës së re, të freskët dhe dinamike të cilën tani e merr çdo përdorues i internetit nga IPKO, me investimet tona në këtë projekt, ne synojmë rritjen e përgjithshme të shkallës së përdorimit të internetit në Kosovë. Shërbimi ynë i internetit tani ka arritur standardet të reja, ndërsa ne vazhdimisht do ta mbajmë ritmin me trendet e fundit e teknologjisë së avancuar, dhe cilësinë e shërbimeve në përgjithësi “, ka thënë Robert Erzin, Drejtor Ekzekutiv në IPKO.

Të gjitha pakot e ofruara nga IPKO mund të merren edhe si një produkt i vetëm, apo edhe të kombinohen me pakot tjera, si DUO (internet + TV) ose Trio (Internet + TV + Fiks). IPKO vazhdon të jetë ofruesi kryesor i internetit, edhe nga shtrirja e rrjetit, edhe nga numri i —–

konsumatorëve, ndërsa kompania posedon rrjetin më të gjerë tokësor – fiks me 240.000 porte, në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

ngjashme

Si eshte eksperienca ne webin e IPKO’s?

Ju lutem kurseni pak minuta për të ndarë eksperiencën tuaj në lidhje me ueb faqen tonë.

Zgjedh më shumë se një produkt për krahasim