Telekomi i Sllovenisë – procesi për pagesë të licencës ka filluar

Vendi:

Lublanë, Prishtinë

Nga:

IPKO

Lublanë, Prishtinë, 21. shkurt – Pas lajmit të djeshëm të ART-së, që licenca e dytë për operatorin e telefonisë mobile në Kosovë i takon Ipko Net-it, në Prishtinë ka arritur delegacioni i shoqërisë Telekomi i Sllovenisë. Së bashku me përfaqësuesit e Ipko Net-it, janë takuar me kryetarin e Bordit të ART-së,
z. Anton Berisha. Është biseduar rreth procedurave vijuese, sipas rregullave të përcaktuara në tender.
Grupi Telekomi i Sllovenisë, që në këtë tender e ka krijuar konzorciumin e Telekomit të Sllovenisë, Mobitelit dhe Ipko Net-it, në këtë takim ka siguruar që nesër, të enjten më 22.02.07, do ta bëj pagesën e licencës në vlerë prej 75
milion Eurosh, me çka do ta përmbushin anën formale ligjore për të përfituar licencën për operatorë të dytë të telefonisë mobile në Kosovë.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

ngjashme

Si eshte eksperienca ne webin e IPKO’s?

Ju lutem kurseni pak minuta për të ndarë eksperiencën tuaj në lidhje me ueb faqen tonë.

Zgjedh më shumë se një produkt për krahasim