IPKO BASHKËPUNON ME YALLO PËR ZBRITJEN E THIRRJEVE NGA ZVICRA PËR 50%
IPKO dhe Yallo kujdesen që diaspora e Kosovës në Zvicër të komunikojë lirshëm me familjen dhe miqtë në Kosovë, me çmimet më të lira në treg
Përveç zbritjes së përgjithshme të tarifave të telefonisë mobile në tregun kosovar, përmes bashkëpunimit me operatorin virtual në Zvicër – Yallo, IPKO ka arritur që t’i zbresë çmimet e thirrjeve nga Zvicra për 50%.
Prej sot, e gjithë diaspora e Kosovës në Zvicër mund të përfitojë nga çmimet e zbritura drejt thirrjeve në numrat mobil të IPKO-së, pasi që me tarifat e reja me zbritje, për një minutë tani ata do të paguajnë vetëm 0.20 CHF, apo rreth 16 cent.
“Të vetëdijshëm për rëndësinë e diasporës e Kosovës në Zvicër, dhe komunikimin e tyre të shpeshtë me familjen dhe miqtë në Kosovë, IPKO dhe Yallo kanë zbritur tarifat e thirrjeve nga Zvicra, për t’i mundësuar njerëzve të komunikojnë më shumë dhe më shpesh, duke paguar çmime tejet më të lira” ka thënë Alban Kastrati, drejtues i marrëdhënieve me publikun në IPKO.
“Synimi ynë i përbashkët është që diasporës tonë t’i ofrojmë sa më shumë mundësi që ata të ndjehen sa më afër shtëpisë. Dhe eliminimi i pengesave të ndryshme të komunikimit të shpeshtë e mundëson arritjen e këtij qëllimi”.
Tarifat e zbritura të IPKO dhe Yallo aktualisht ofrojnë çmimet më të volitshme për thirrje në Kosovë, krahasuar me çdo operator tjetër mobil zviceran apo kosovar. Si pjesë e operatorit mobil kryesor në Zvicër, Sunrise, Yallo është rrjeti virtual mobil më i përdorur nga diaspora shqiptare në Zvicër.
IPKO njihet si operatori i parë mobil, sa i përket çmimeve të volitshme, kualitetit të shërbimeve, stabilitetit dhe mbulueshmërisë së rrjetit të telefonisë mobile në Kosovë.