HEJ! NUK PRET, RRIT BAZËN E KONSUMATORËVE DHE TRAFIKUN MOBIL

Vendi:

Prishtinë

Nga:

IPKO

Prishtinë, 13 qershor 2012 – Për më pak se një muaj, Hej! Pse po pret? ka lënë gjurmë në mesin e të rinjëve kosovar, të cilët kanë krijuar komunitetin e miqve që përdorin platformën e njëjtë për komunikim dhe argëtim të plotë.

Si komunitet i vetëm i dedikuar për të rinjtë kosovarë, marka Hej! Pse po pret? është duke prodhuar rezultatet e para, duke rritur bazën e përdoruesve dhe trafikun mobil të telefonisë mobile IPKO.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të muajit të kaluar, 37% më shumë konsumatorë të rinj i janë bashkuar telefonisë IPKO, dhe kjo rritje e konsiderueshme është shënuar fillimisht nga anëtarët e rinj të komunitetit Hej!, të cilët po e përdorin platformën e tyre për komunikim dhe argëtim të plotë, siç vërehet edhe nga shifrat.

Për më pak se 30 ditë, brenda komunitetit Hej! janë shpenzuar më shumë se 1.6 milionë minuta, 1 milion SMS dhe 40.000 MMS.

Anëtarët e Hej! gjithashtu kanë kontribuar me 37 për qind rritje në përdorimin e internetit në mobil, duke shfletuar faqet e tyre të preferuara të internetit, si Facebook, hej.ipko.com dhe faqet tjera me interes për ata.

“Hej! është menduar të jetë një platformë unike për të rinjtë kosovar. Dhe tani, shifrat tregojnë se të gjithë anëtarët e Hej! janë duke shijuar përvojën që ky komunitet po ua ofron. Hej! do të vazhdojë të sjellë komunikimin dhe argëtimin më të mirë, në një vend të vetëm “, tha Robert Erzin, drejtor ekzekutiv në IPKO.

Përveç komunikimit të plotë të cilët të rinjtë e kanë mes vete, të gjithë anëtarët e komunitetit Hej! gjithashtu janë duke u argëtuar në portalin Hej! përmes aplikacioneve për Facebook, duke ndjekur ngjarjet më interesante në ambiente të hapura, duke fituar “kokrra”, si dhe duke fituar shpërblime të vlefshme për aktivitetin e tyre online.

ngjashme

IPKO Telecommunications LLC, fton të gjithë të interesuarit për ofertim konkurues lidhur me kërkesën tone për “SHËRBIME TË PËRKTHIMIT DHE LEKTORIMIT TË DOKUMENTEVE ZYRTARE TË IPKO-S”.
IPKO Telecommunications LLC, fton të interesuarit për ofertim konkurues për “Shërbimet e mirëmbajtjes në rrjetin e IPKO”.

Si eshte eksperienca ne webin e IPKO’s?

Ju lutem kurseni pak minuta për të ndarë eksperiencën tuaj në lidhje me ueb faqen tonë.

Zgjedh më shumë se një produkt për krahasim