IPKO mbështet shëndetin e qytetarëve me donacionin e 25-të për luftën kundër kancerit

Vendi:

Ref:

Nga:

Në Ditën Botërore kundër Kancerit, IPKO riafirmon përkushtimin e saj ndaj shëndetit të qytetarëve me donacionin e 25-të për mbështetjen e shërbimeve shëndetësore.

Këtë herë, Qendra për Kujdes Familjar në Vushtrri është pajisur me:· Dy aparate të lëvizshme ultrasonografie për diagnostikim të hershëm të kancerit· Dy frigoriferë të specializuar për ruajtjen e sigurt të medikamenteve dhe vaksinave· Dy karrige speciale për marrjen e mostrave të gjakut, duke siguruar komoditet dhe efikasitet për pacientët dhe personelin mjekësor

Ky donacion, pjesë e festimit të 25-vjetorit të IPKO-s, shënon kontributin e 25-të të kompanisë në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në komunitet, me një vlerë totale prej 300,000 Euro.

Të ngjashme

IPKO kontribuoi me një donacion prej 20,000 eurosh për Brigadën Profesionale tëZjarrfikësve në Prishtinë, me qëllim përmirësimin e kushteve të punës dhe qëndrimit tëzjarrfikësve.
Në kuadër të Tetorit Rozë, IPKO organizoi një ligjëratë informuese për stafin e saj, me fokus në shëndetin e gruas, rëndësinë e parandalimit dhe promovimin e mirëqenies fizike dhe emocionale.
Me rastin e ditës ndërkombëtare të kancerit IPKO vazhdon të jetë e përkushtuar dhe të përkrahë sektorin e kujdesit shëndetësor në Kosovë. Institucionet shëndetësore që janë përkrahur këtë radhë janë: 
TechMakers është një program edukativ i Kosova Makers League (KML), i dedikuar të rinjve të moshës 15–18 vjeç, që synon zhvillimin e aftësive në teknologji, dizajn dhe inovacion përmes të mësuarit praktik.

Si eshte eksperienca ne webin e IPKO’s?

Ju lutem kurseni pak minuta për të ndarë eksperiencën tuaj në lidhje me ueb faqen tonë.

Zgjedh më shumë se një produkt për krahasim