IPKO bashkon komunitetin për të rritur ndërgjegjësimin mbi shëndetin e grave dhe parandalimin e kancerit të gjirit

Vendi:

Ref:

Nga:

IPKO ka organizuar fushatën vjetore “Së bashku kundër kancerit të gjirit” gjatë muajit tetor, duke promovuar kujdesin e hershëm dhe rëndësinë e shëndetit të grave. Gjatë kësaj fushate, qytetarët patën mundësinë të marrin këshilla falas nga mjekë specialistë të fushave të gjinekologjisë, onkologjisë, radiologjisë, patologjisë dhe nutricionizmit.

Ata gjithashtu dëgjuan rrëfime frymëzuese nga gratë e organizatës “Hope”, të cilat kanë përballuar me guxim këtë sëmundje. Punonjësit e IPKO-s morën pjesë në një ligjëratë të brendshme që trajtoi kujdesin shëndetësor, ushqimin e shëndetshëm dhe mirëqenien emocionale. Si vazhdimësi e kësaj nisme, janë publikuar edhe podcaste të dedikuara për këtë temë, me pjesëmarrjen e ekspertëve dhe personave frymëzues që kanë tejkaluar këtë sfidë jetësore.

Përmes kësaj fushate, IPKO riafirmon përkushtimin e saj për të ndërtuar një shoqëri më të shëndetshme, më të informuar dhe më të ndërgjegjshme, sepse kujdesi i hershëm shpëton jetë.

Të ngjashme

IPKO, pas suksesit të konferencës së parë, mbajti Konferencën e dytë inovative për sigurinë kibernetike, e cila mblodhi mbi 400 pjesëmarrës dhe partnerë si Telekom Slovenije, DAI, Ericsson, Bitdefender dhe CyberArk, duke ofruar mundësi për shkëmbimin e njohurive mbi sfidat kryesore të sigurisë kibernetike. Kjo ngjarje ndihmoi në ndërtimin e një të ardhmeje digjitale më të sigurt për Kosovën.
IPKO ka mbështetur organizatën Action for Health në nisjen e një programi të ri të dedikuar për fëmijët që kanë përjetuar kancer në fëmijëri dhe janë trajtuar në Klinikën Hemato-Onkologjike në Pediatri.
Në kuadër të festimeve për 1 Qershorin, IPKO organizoi një aktivitet të veçantë në Klinikën e Pediatrisë, repartin e Hemato-Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, për të sjellë gëzim dhe buzëqeshje tek fëmijët që përballen me sfida të mëdha shëndetësore.

Si eshte eksperienca ne webin e IPKO’s?

Ju lutem kurseni pak minuta për të ndarë eksperiencën tuaj në lidhje me ueb faqen tonë.

Zgjedh më shumë se një produkt për krahasim