Kontrolli prindëror

Kontrolli prindëror

Kontrolli prindëror është një shërbim nëpërmjet të cilit prindërit mund të bllokojnë çdo faqe interneti, e cila mund të jetë e rrezikshme për zhvillimin e fëmijës ose që mund të rrezikojë sigurinë. Ju mund të bllokoni tri nga nëntë kategoritë si në vazhdim:

Krim – Të gjitha web faqet të cilat përmbajne informata që kanë të bëjnë me dhunën dhe krimin si: droga, alkooli, dhuna, armët si dhe ngacmimet kriminale kibernetik.

Bixhoz – Të gjitha web faqet të cilat përmbajnë informata lidhur me lojërat e ndryshme të fatit, kazinot e të tjera.

Lojëra – Të gjitha web faqet të cilat permbajnë video lojëra ose lojëra të ndryshme elektronike.

Virusët kompjuterik – Të gjitha web faqet që përmbajnë informacione për pirateritë kompjuterike, apo sulme të ndryshme kibernetike.

Lajme dhe politikë – Të gjitha web faqet të cilat përmbajne informacione të ndryshme që kanë të bëjnë me politikën, lajmet, informacione për organizata të ndryshme, grupe të veçanta të interesit, partitë politike si dhe opinione publike.

Mediat Sociale – Të gjitha rrjetet sociale si Facebook, Instagram, Twitter, Viber, What’sApp.

Transmetimet (Streaming) – Të gjitha web faqet të cilat lejojnë shpërndarjen e mediave të ndryshme si të fotografive dhe videove të ndryshme me përmbajtje jo të mirë.

Për të rritur – Të gjitha web faqet që kanë përmbajtje për të rritur.

Shërbimin mund të aktivizoni për të bllokuar qasjet në kategoritë e përzgjedhura në numër mobil dhe në internetin e shtëpisë suaj, krejtësisht FALAS.

Shërbimi “Kontrolli Prindëror”, është i pari i këtij lloji dhe i vetmi në tregun Kosovar.

Për aktivizimin e këtij shërbimi vizitoni faqen këtu.

Shikoni videon në vazhdim për udhëzim si të aktivizoni shërbimin.

Play Video

Si eshte eksperienca ne webin e IPKO’s?

Ju lutem kurseni pak minuta për të ndarë eksperiencën tuaj në lidhje me ueb faqen tonë.

Zgjedh më shumë se një produkt për krahasim