LETRA – IPKO i përgjigjet letrës së OFAP-it

Vendi:

Ref:

Nga:

Më 20 nëntor, në Ditën Botërore të Fëmijëve, Organizata për Fëmijët pa Kujdes Prindor (OFAP) nisi kampanjën "LETRA" për të mbledhur fonde për shërbimet psikosociale të fëmijëve pa kujdes prindor. Sipas OFAP-it, rreth 500 fëmijë në Kosovë rriten pa përkujdesjen e prindërve.

IPKO iu përgjigj letrës dhe u bë kompania e parë që i bashkohet kampanjës, me tre angazhime konkrete: mbështetje financiare për shërbimet psikosociale të OFAP-it, promovimin e librit "Përrallat e Heronjve të Padukshëm", të ardhurat nga shitja e të cilit shkojnë te OFAP-i, dhe organizimin e përbashkët të festës së fundvitit për këta fëmijë.

Përmes kësaj mbështetjeje, IPKO fton edhe bizneset e tjera dhe qytetarët që t'i bashkohen iniciativës, duke kontribuar në krijimin e mundësive më të mira për fëmijët pa kujdes prindor.

Disa letra nuk duhet të mbeten pa përgjigje.

Të ngjashme

IPKO për të tretin vit radhazi rikthehet si partner ekskluziv i PowerToHR, duke vazhduar mbështetjen e komunitetit të HR-it, teknologjisë dhe biznesit në Kosovë
Me rastin e 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve ‍, IPKO ka organizuar aktivitet në Klinikën Hemato-Onkologjike të Pediatrisë, ku janë shpërndarë dhurata dhe janë mbajtur lojëra argëtuese për fëmijët e shtrirë në këtë klinikë.

Në nëntor, punëtoritë TechMakers i vunë të rinjtë përballë teknologjisë reale. Më 10–11 nëntor, pjesëmarrësit shtuan kamerën HuskyLens me inteligjencë artificiale në robotët micro:bit Maqueen Plus, duke mundësuar njohjen e fytyrave, klasifikimin e objekteve dhe leximin e etiketave.

Në një shfaqje të jashtëzakonshme të unitetit dhe dhembshurisë, sindikata e punëtorëve në IPKO ka bashkuar forcat për të organizuar dhurimin e gjakut nga punonjësit e IPKO-s që do të ketë një ndikim të rëndësishëm në komunitetin lokal.

Si eshte eksperienca ne webin e IPKO’s?

Ju lutem kurseni pak minuta për të ndarë eksperiencën tuaj në lidhje me ueb faqen tonë.

Zgjedh më shumë se një produkt për krahasim