IPKO përmbyll ciklin e dytë të donacioneve në mbështetje të fëmijëve!

Vendi:

Ref:

Nga:

Tashmë ka përfunduar shpërndarja e të gjitha pajisjeve mjekësore në gjithsej 20 (njëzet) njësi të pediatrisë, nëpër Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Bazuar në vizitat vjetore, vlerësohet se më shumë se 350 mijë fëmijë n; nivel vendi përfitojnë nga ky donacion (prej 150.000 mijë eurosh), i cili ka për qëllim të ndihmojë njësitë pediatrike me pajisjet dhe mjetet e domosdoshme të punës.

Ndër pajisjet e dhuruara janë: ultrazëra për shërbime pediatrike, Numërues Hematologjik, aparate biokimike, karrige stomatologjike me të gjitha pajisjet përcjellëse (full set), aparate 12 kanalëshe të EKG-së, Fetal Monitor për gjinekologji dhe maternitet, Hotler për matjen e gjakut, aparate oksigjeni, Defribilatorë, Spirometra dhe shumë pajisje të tjera.

Nisma “Ne qëndrojmë me fëmijët” ka filluar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, për të vazhduar nëpër QKMF-të e komunave tjera si: Ferizaj, Obiliq, Skenderaj, Drenas, Gjakovë, Pejë, Gjilan, Graçanicë, Klinë, Istog, Suharekë, Rahovec, Junik, Ranillug, Podujevë, Vushtrri, Deçan, Malishevë dhe Mitrovicë

ngjashme

IPKO mundëson përdorimin e kodeve të shkurta të SMS-ve 55049, 55001, 55006 dhe 55008 për qëllime të mbledhjes së parave për personat që kanë nevojë për trajtim mjekësor dhe po ashtu mbështet nismat tjera të bamirësisë.
IPKo-mbështet-sektorin
Me rastin e ditës ndërkombëtare të kancerit IPKO vazhdon të jetë e përkushtuar dhe të përkrahë sektorin e kujdesit shëndetësor në Kosovë. Institucionet shëndetësore që janë përkrahur këtë radhë janë: 
besnike ndaj projekteve inovative
IPKO vazhdon të përkrahë fondacionin BONEVET në projektet “Electric Buggy” dhe “Kosova Makers League”. Fillimisht, IPKO ka mbështetur fondacionin BONEVET duke financuar veturën e parë elektrike në vitin 2017, e cila ishte krijuar nga disa të rinj të moshave 14-16 vjeç.

Si eshte eksperienca ne webin e IPKO’s?

Ju lutem kurseni pak minuta për të ndarë eksperiencën tuaj në lidhje me ueb faqen tonë.

Zgjedh më shumë se një produkt për krahasim