Të gjithë klientet e telefonisë mobile:

Platforma My IPKO Web Selfcare ju ofron çasje në tranasksionet e numrit tuaj të telefonisë mobile IPKO për 45 ditët e fundit. Çdo transaksion që shkakton shpenzim do të shfaqet në platformë.

Per t’u regjistruar në platformë duhet të ndjekni hapat e mëposhtëm:

  • Hapni linkun: my.ipko.com
  • Klikoni në butonin Klient Privat
  • Më pas klikoni poshtë tek: Kliko këtu për t’u regjistruar
  • Plotësoni fushat e kërkuara me saktësi dhe pranoni kushtet e përgjithshme dhe më pas klikoni tek “vazhdo”

Në telefon do të pranoni mesazhin me kodin e sigurisë të cilin duhet ta shkruani në fushën që ju hapet në platformë, ku më pas juve do të ju krijohet llogaria dhe do të keni çasje në tranaksionet e numrit tuaj

Klientët biznes:

Si klienti biznes i IPKO-së përmes platformës My IPKO Web Selfcare ju do të keni çasje në të gjitha shërbimet të cilat i keni në kontratën e biznesit (Telefonia mobile, Interneti, Televizioni Digjital si dhe shërbimet tjera).

Përmes kësaj platforme ju do të mund ti menaxhoni shërbimet e poshtë cekura:

  • Transaksionet e të gjithë numrave të telefonisë mobile
  • Faturat e papaguara si dhe t’i paguani ato direkt përmes platformës My IPKO Web Selfcare
  • Rritjen e limitit të kredisë për numrat me faturim mujor
  • Si dhe për çdo mbështetje teknike ju mund të na kontaktoni direkt përmes kësaj platforme

Për të pasur çasje në platformë ju duhet të kontaktoni me personin përgjegjës të IPKO-së (Menaxhuesin e shërbimeve të IPKO-së).

Për të pasur qasje në platformën My IPKO Web Selfcare kliko këtu.

Për detaje ju lutem klikoni në video manualin e më poshtëm:

Përshëndetje! Si mund të ju ndihmojmë?