Mësuesit zgjedhin, IPKO përkrahë

Vendi:

Ref:

Nga:

iPKO ka përfunduar fazën e fundit të projektit për mbështetjen e institucioneve publike të cilat gjenden në zonat më të pazhvilluara rurale. Me një shumë prej 50 mijë eurosh, janë mbështetur 50 shkolla, çerdhe publike dhe ente të tjera arsimore, nga komuna të ndryshme të Kosovës.

Në secilin rast ku IPKO ka ndihmuar shkollat fillore publike, mbështetje të plotë për jetësimin e këtyre projekteve kanë dhënë edhe drejtoritë komunale të arsimit në këto qytete, personeli i shkollës, këshillet e prindërve dhe komuniteti, për çka edhe janë falënderuar drejtuesit lokal të këtyre institucioneve.

ngjashme

IPKO, pas suksesit të konferencës së parë, mbajti Konferencën e dytë inovative për sigurinë kibernetike, e cila mblodhi mbi 400 pjesëmarrës dhe partnerë si Telekom Slovenije, DAI, Ericsson, Bitdefender dhe CyberArk, duke ofruar mundësi për shkëmbimin e njohurive mbi sfidat kryesore të sigurisë kibernetike. Kjo ngjarje ndihmoi në ndërtimin e një të ardhmeje digjitale më të sigurt për Kosovën.
Java e Ndërgjegjësimit ndaj Stresit, e organizuar nga IPKO, përfshiu një ligjëratë nga Dr. Fitim Uka, profesor i psikologjisë dhe psikoterapisë, i cili ofroi këshilla praktike për menaxhimin e stresit dhe ndikimin e tij në shëndetin mendor.
Me rastin e 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve ‍, IPKO ka organizuar aktivitet në Klinikën Hemato-Onkologjike të Pediatrisë, ku janë shpërndarë dhurata dhe janë mbajtur lojëra argëtuese për fëmijët e shtrirë në këtë klinikë.
Në përpjekje të vazhdueshme për të krijuar një mjedis sa më të mirë për fëmijët e vendit tonë, IPKO ka mbështetur organizatat që merren me fëmijët me nevoja të veçanta. Donacioni është shpërndarë në 10 qendra, ndërsa është synuar lehtësimi i procesit të mësim-nxënies midis fëmijëve me nevoja të veçanta.

Si eshte eksperienca ne webin e IPKO’s?

Ju lutem kurseni pak minuta për të ndarë eksperiencën tuaj në lidhje me ueb faqen tonë.

Zgjedh më shumë se një produkt për krahasim