HEJ! U MUNDËSON PËRDORUESVE TË SHPËRBLEJNË VETEN DHE MIQTË E TYRE ME KOMUNIKIM FALAS

Vendi:

Prishtinë

Nga:

IPKO

Anëtarët e komunitetit Hej! Pse po pret? mund t’i ftojnë të gjithë miqtë e tyre në komunitet, duke i shpërblyer të gjithë me nga një muaj abonim falas. Për vete, përveç abonimeve falas ata mund ta fitojnë edhe dhurata tjera të vlefshme.

Prishtinë, 16 nëntor 2012 – Prej sot, të kesh një mik i cili është anëtar i komunitetit hej! do të thotë më shumë. Kjo, pasi që anëtarët e platformës së vetme për të rinjtë, ata të Hej! Pse po pret? tani mund ta shpërblejnë veten dhe miqtë e tyre me komunikim krejtësisht falas.

Të gjithë anëtarët e rinj dhe ata ekzistues të komunitetit hej! do të pranojnë nga një kod, të cilin  mund ta shpërndajnë tek të gjithë miqtë e tyre që nuk janë pjesë e hej!, dhe pas aktivizimit të kodit, ata do të fitojnë abonim një mujor falas, me të gjitha benefitet e hej! (500 MIN, SMS, MMS, MB dhe qasje në portalin hej.ipko.com).

Ndërsa, anëtarët e komunitetit hej! të cilët shpërndajnë kodet tek miqtë e tyre gjithashtu do të shpërblehen. Sa më shumë miq që anëtarët e hej! sjellin në komunitet, aq më shumë do të shpërblehen me komunikim të plotë falas.

“Nuk rastis shpesh që një i ri të mund të shpërblejë me dhjetëra miq me kaq shumë mundësi për komunikim dhe argëtim, sa ofron sot komuniteti hej!. Me hej!, ne synojmë që të rinjëve kosovar tu japim pikërisht atë që atyre ju duhet: shumë komunikim dhe dhurata të cilat ata mund t’i shpërndajnë me të gjithë miqtë e tyre” ka thënë Alban Kastrati, drejtues i marrëdhënieve me publikun për IPKO dhe hej! Pse po pret?.

Përveç mundësisë së komunikimit të plotë, të cilin ata e kanë mes vete,  anëtarët e komunitetit hej! e kanë mundësinë të shprehen në portalin interaktiv Hej!, përmes aplikacioneve mobile, aplikacioneve për Facebook, të ndjekin ngjarjet më interesante kudo në Kosovë, si dhe të luajnë lojëra.

Anëtarësimi në Hej! për përdoruesit e rinj mund të bëhet në ndonjërin nga 17 dyqanet zyrtare të IPKO’së apo direkt nga shitësit ambulantiv, ndërsa përdoruesit ekzistues të shërbimeve mobile të kompanisë mund të hyjnë në komunitet, duke thirrur kodin *888#.

ngjashme

Si eshte eksperienca ne webin e IPKO’s?

Ju lutem kurseni pak minuta për të ndarë eksperiencën tuaj në lidhje me ueb faqen tonë.

Zgjedh më shumë se një produkt për krahasim