IPKO inkurajon raportimin e shqetësimeve lidhur me cdo sjellje të paligjshme, joetike dhe/apo ndonjë sjellje tjetër të dyshimtë që paraqet shkelje të Kodit të Normave Biznesore, sic është, korrupsioni, mashtrimi, ngacmimi dhe diskriminimi, aktual apo i dyshuar. 

Për shqyrtim efektiv të raportit, ne inkurajojmë përfshirjen e të dhënave të verifikueshme, të bazuara në fakte sa i përket shkeljes së supozuar.

Raportimi i shqetësimeve mund të bëhet përmes adresës së email’it (whistleblowing@ipko.com) dhe/apo postës zyrtare, Rr. Zija Shemsiu, numër 34, Prishtinë.

IPKO trajton të dhënat e sinjalizuesit si të klasifikuara, me kujdesin e duhur profesional, dhe siguron mbrojtjen e duhur të sinjalizuesit.

Përshëndetje! Si mund të ju ndihmojmë?