Action for Health

Vendi:

Ref:

Nga:

IPKO ka mbështetur organizatën Action for Health në nisjen e një programi të ri të
dedikuar për fëmijët që kanë përjetuar kancer në fëmijëri dhe janë trajtuar në Klinikën
Hemato-Onkologjike në Pediatri.
Në bashkëpunim me BONEVET, ky program u ofron këtyre fëmijëve mundësinë të zhvillojnë
talentet e tyre përmes kurseve kreative dhe edukative, duke hapur dyer për një të ardhme plot
shpresë dhe mundësi.
Shtatori, muaji i ndërgjegjësimit për kancerin te fëmijët, është një thirrje për të qëndruar të
bashkuar në këtë iniciativë të rëndësishme. Secili hap i ndërmarrë së bashku sjell më afër një të
ardhme më të ndritur për këta fëmijë.
IPKO mbetet e përkushtuar për të mbështetur shpresën dhe mundësitë që çdo fëmijë meriton!

Të ngjashme

Në një shfaqje të jashtëzakonshme të unitetit dhe dhembshurisë, sindikata e punëtorëve në IPKO ka bashkuar forcat për të organizuar dhurimin e gjakut nga punonjësit e IPKO-s që do të ketë një ndikim të rëndësishëm në komunitetin lokal.
IPKO ka vazhduar të mbështesë arsimin në tri institucione arsimore në Kosovë duke ofruar mjetet shkollore të nevojshme për të pasuruar përvojën mësimore të nxënësve.
Super Finalja e Gara së Robotikës KML Open 2024/25 përfundoi me sukses, duke sjellë një ditë të mbushur me emocione, sfida dhe inovacion për të rinjtë e Kosovës.
IPKO ka kontribuar me donacione për familjet e prekura nga vërshimet e fundit, të cilat kanëshkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Përmes këtij veprimi, synimi është lehtësimi igjendjes dhe ofrimi i mbështetjes konkrete për familjet që po përballen me vështirësi.

Si eshte eksperienca ne webin e IPKO’s?

Ju lutem kurseni pak minuta për të ndarë eksperiencën tuaj në lidhje me ueb faqen tonë.

Zgjedh më shumë se një produkt për krahasim