Së bashku kundër kancerit – mbështetje, ndërgjegjësim dhe shpresë

Vendi:

Ref:

Nga:

Në kuadër të Muajit të të Mbijetuarve nga Kanceri, IPKO organizoi aktivitetin “Së BashkuKundër Kancerit”, me qëllim promovimin e ndërgjegjësimit, mbështetjes dhe informimit përpersonat e prekur nga kjo sëmundje. Aktiviteti mblodhi të mbijetuar, profesionistëshëndetësorë dhe përfaqësues të komunitetit në një hapësirë të dedikuar për ndarjen e përvojave dhe këshillave profesionale.

Pjesëmarrësit patën mundësinë të konsultohen me ekspertë të onkologjisë dhe të informohenmbi rëndësinë e diagnostikimit të hershëm, kujdesit të vazhdueshëm shëndetësor dhembështetjes emocionale gjatë dhe pas trajtimit.

Përmes kësaj iniciative, IPKO vazhdon angazhimin e saj në mbështetjen e shëndetit publikdhe fuqizimin e komunitetit, duke krijuar mundësi për informim, solidaritet dhe shpresë përtë mbijetuarit nga kanceri dhe familjet e tyre.

ngjashme

IPKO është krenare që është Partner për Inovacion me BONEVET, një hapësirë që frymëzon, edukon dhe fuqizon të rinjtë me njohuri për teknologjinë dhe të ardhmen
Mësuesit zgjedhin, IPKO mbështet është një nismë unike bamirësie që e bën të lehtë për IPKO-n dhe komunitetin vendor që të ndihmojnë shkollat fillore, çerdhet dhe nxënësit në nevojë në zonat rurale. Ky projekt synon të mundësojë një mjedis më të mirë shkollor për nxënësit në zonat rurale në mbarë Kosovën.
Me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, IPKO organizoi një ditë tëveçantë dedikuar fëmijëve, në bashkëpunim me Klubi i Notit Prishtina dhe SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë.
IPKO feston Fitër Bajramin me “SOS Fshatrat e Fëmijëve të Kosovës”, “Shpresa”, “Shtëpitë për Fëmijët në Kosovë”, “Qendra për Parandalimin dhe Mbrojtjen e Viktimave të Trafikimit” dhe “Shtëpinë e Pleqve” në Prishtinë.

Si eshte eksperienca ne webin e IPKO’s?

Ju lutem kurseni pak minuta për të ndarë eksperiencën tuaj në lidhje me ueb faqen tonë.

Zgjedh më shumë se një produkt për krahasim