iPhone X

E ardhmja e telefonit të mençur është këtu.

Vizioni ynë ka qenë gjithmonë të krijojmë një iPhone që është tërësisht ekran. Një iPhone aq mahnitës sa që vetë pajisja të zhduket gjatë përdorimit. Dhe aq inteligjent sa që të mund t’i përgjigjet një trokitjeje, zërit tuaj, madje edhe vetëm një vështrimi. Me iPhone X, ky vizion tashmë është bërë realitet. Përshëndeteni të ardhmen.

170824_iPhoneX_PF_V_Svr_iOS11_LockScreen_2000-19694

Dizajn dhe shfaqja

Është tërësisht ekran.

170824_iPhoneX_34BR_4FR-Float_Svr_iOS11_Background-13712

Ekran Super Retina

Me iPhone X, pajisja është vetë ekrani. Një ekran i ri 5.8 inç Super Retina mbush dorën dhe shkëlqen sytë.

iphonex2

Teknologji inovative

Ekrani përdor teknika dhe teknologji të reja që përshkojnë saktësisht linjat e dizajnit, deri në skajet elegante të rrumbullakëta.

1234

OLED i dizajnuar për iPhone X

Ekrani i parë OLED që ngritet në standardet e iPhone, me ngjyra mahnitëse e të sakta, ngjyra plotësisht të zeza, shkëlqim të lartë dhe një raport kontrasti prej 1,000,000 në 1.

iphonex3

Kamera TrueDepth

Një hapësirë e vogël strehon disa prej teknologjive më të sofistikuara që kemi zhvilluar ndonjëherë, duke përfshirë kamerat dhe sensorët që mundësojnë Face ID.

170824_iPhoneX_34L_Svr_iOS11_Background-19716

Dizajn tërësisht i ri

Qelqi më i qëndrueshëm ndonjëherë në një telefon të mençur, para dhe mbrapa. Çelik i shkallës kirurgjikale. Karikim pa tela i baterisë. Rezistent ndaj ujit dhe pluhurit.

iphonex5

Gjeste intuitive

Gjestet e njohura e bëjnë navigimin të natyrshëm dhe intuitiv. Në vend që të shtypni një buton, një rrëshqitje e vetme ju çon në menynë kryesore nga kudo.

123

Autentikimi i sigurtë

Tani, fytyra juaj është fjalëkalimi juaj. Face ID është një mënyrë e re e sigurt dhe private për ta hapur, për autentifikim dhe për pagesa.
Face ID mundësohet nga kamera TrueDepth dhe realizohet thjeshtë. Ajo projekton dhe analizon më shumë se 30,000 pika të padukshme për të krijuar një hartë të saktë dhe të thellë të fytyrës suaj.

iphonex6