IPKO PËRSËRI RRIT SHPEJTËSITË E INTERNETIT, PA I NDRYSHUAR ÇMIMET

Për të dytën herë me radhë, IPKO ka dyfishuar shpejtësinë e internetit për pakot ekzistuese, pa i ndryshuar çmimet, si dhe ofron pako të re promovuese me çmim të përballueshëm për çdo familje kosovare.

Prishtinë, 19 dhjetor 2012 – Përdoruesit kosovar të internetit përsëri do të befasohen këndshëm me mundësitë e krijuara nga ofruesi më i madh i internetit në Kosovë, kompania IPKO.

Në gusht të vitit të kaluar, IPKO kishte pesëfishuar shpejtësinë e internetit për të gjithë konsumatorët e saj, ndërsa tani pas një viti, kompania përsëri ka rritur shpejtësinë e internetit për shumicën e pakove ekzistuese. Pa i ndryshuar çmimet.

Pakoja e internetit e cila deri më sot ofronte deri 5Mbps, tani për të njëjtin çmim ofrohet me 10Mbps, ndërsa edhe shpejtësia e internetit në pakon që ofronte 10Mbps, tani është rritur në 15Mbps. Me ndryshimet e reja, shpejtësia e ofruar në pakot e internetit nga IPKO është nga 10Mbps deri në 80Mbps, që njëkohësisht është pakoja më e shpejtë e internetit në Kosovë.

Përditësimi i pakove me shpejtësi të re vlen njëkohësisht edhe për shërbimet e kombinuara, të cilat përfshijnë pakot Duo, Trio dhe Quatro. Pakot ofrojnë lidhje të pakufizuara të pajisjeve që qasen në internet.

Ndërsa për konsumatorët e rinj, IPKO tani ofron edhe një pako mujore të internetit pa limit, e cila kushton vetëm 7.95 euro në muaj, me shpejtësi që arrin deri në 3Mbps. Oferta më çmimin e zbritur ka kohëzgjatje të limituar.

“IPKO është zotuar ta përshpejtojë Kosovën me internet. Sot, ne po krijojmë mundësi të reja për qasje në internet për qytetarët tanë, të cilët tani kanë mundësi që në shtëpitë e tyre të kenë pako mujore të internetit e cila mund të blihet për 7.95 euro në muaj” ka thënë Alban Kastrati, drejtues i marrëdhënieve me publikun në IPKO.

“Dhe kjo nuk do të jetë gjithçka që IPKO do të ofrojë për konsumatorët e saj të internetit, sepse gjatë vitit të ardhshëm, kompania ka planifikuar edhe shumë risi tjera, të cilat në fokus do ta kenë inovacionin dhe mundësitë e reja të ofruara për të parën herë në tregun kosovar” ka deklaruar Kastrati.

IPKO vazhdon të jetë ofruesi kryesor i internetit, edhe nga shtrirja e rrjetit, edhe nga numri i konsumatorëve, ndërsa kompania posedon rrjetin më të gjerë tokësor – fiks me 240.000 porte, në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Përshëndetje! Si mund të ju ndihmojmë?

Facebook
Live Chat
Whatsapp