IPKO ME RRJETIN MË STABIL, EDHE GJATE FESTAVE

Rrjetet mobile dhe fikse të kompanisë IPKO kanë qenë të pandërprera dhe shumë stabile, gjatë tërë festave të fundvitit.

Prishtinë, 05 janar 2012 – Edhe këtë vit, konsumatorët e kompanisë telekomunikuese IPKO kanë përdorur të gjitha shërbimet e rrjetit mobil dhe fiks gjatë gjithë festave të fundvitit, pa pengesa, edhe përkundër shkallës së lartë të përdorimit të të gjitha shërbimeve.

Në ditët e fund të ndërrimit të viteve, IPKO ka dërguar mbi 5 milionë SMS, suksesi i dërgimit të së cilëve ka një mesatare prej 98 për qind, ndërsa rrjeti mobil i telefonisë mobile IPKO si dhe rimbushjet e llogarive të konsumatorëve kanë qenë 100 për qind efikase.

Në anën tjetër, në tri ditët e ndërrimit të viteve, konsumatorët e telefonisë mobile IPKO kanë shpenzuar afro 3 milionë minuta për të komunikuar me të gjithë të afërmit e tyre.

Për më shumë, edhe shërbimi i televizionit kabllor digjital dhe internetit, ka pasur një performancë të rrjetit prej 99.9 për qind, ndërsa gjatë netëve të Vitit të Ri 2012, shërbimi nuk i është ndërprerë parapaguesve asnjëherë, edhe në rast se abonimi i tyre ka skaduar brenda ditëve festive.

“Edhe një herë më shumë, performanca e rrjetit mobil dhe fiks të IPKO’s është dëshmuar se është e kualitetit më të lartë, shumë stabile dhe e pandërprerë edhe në orët kur trafiku është shumë i lartë. Këtë vit ne do të investojmë edhe më shumë që t’i avancojmë të gjitha shërbimet tona për konsumatorët” ka thënë Robert Erzin, drejtor ekzekutiv i kompanisë IPKO.

Kompania telekomunikuese IPKO ka ndërtuar rrjetin i cili mbulon me sinjal të telefonisë mobile 99.7 për qind të popullsisë në Kosovë, përkatësisht 98.5 për qind të territorit, duke u bërë kështu transmetuesi me shtrirje më të madhe të sinjalit të telefonisë mobile në Kosovë.

Përshëndetje! Si mund të ju ndihmojmë?

Facebook
Live Chat
Whatsapp