Njoftim për përdorues

Ju informojmë se kohëve të fundit në internet janë paraqitur disa faqe të rrejshme të cilat synojnë të përfitojnë nga reputacioni dhe besueshmëria e emrit dhe markës së kompanisë IPKO, të cilat synojnë që të mbledhin të dhënat tuaja të ndjeshme personale sikurse emri, mbiemri, numri juaj i telefonit apo email adresa.

Deri më sot, ne e kemi bllokuar qasjen e çdo faqeje të tillë të rrejshme të cilen e kemi identifikuar apo e njëjta është raportuar nga përdoruesit tanë. Grumbullimi i rrejshëm i të dhënave personale të përdoruesve të internetit në emër të IPKO-së është një veprim i kundërligjshëm, të cilin IPKO vazhdimisht e raporton tek organet e rendit.

Qëllimi fundamental i kompanisë IPKO është që konsumatorët e saj të jenë të parët. Dhe përveç tjerash, ky zotim i yni na obligon që ne të jemi të hapur me ju, dhe vazhdimisht të ju mbajmë të mirë-informuar për privatësinë tuaj, mbrojtjen e të dhënave personale si dhe kujdesin që ju duhet ta keni kur i ndani ato online. E posaçërisht atëherë kur mendoni se këto të dhëna mund të kërkohen nga kompania IPKO, ndërsa të njëjtat merren nga keqpërdorues të ndryshëm të internetit.

Me respekt,
IPKO – Rrethi yt

Përshëndetje! Si mund të ju ndihmojmë?

Facebook
Live Chat
Whatsapp