Projekti “Agro SMS” është ende në fazën pilot dhe është PA PAGESE për momentin.

Fermerët e regjistruar, informohen përmes SMS rreth kushteve agrologjike dhe nivelit të rrezikshmërisë për paraqitjen e sëmundjeve.

Si mund te abonohem për shërbimin “Agro-SMS”?

Ju, duhet të posedoni numër të IPKO-së. Poashtu, duhet të na kontaktoni përmes e-mailit: agroproject@ipko.com.

A mund të regjistrohem edhe pse nuk kam numër të IPKO-së?

Nëse nuk keni numër të IPKO-së, atëherë ekipi jonë i agronomëve do të ju pajisë me një një numër FALAS.

Cilat janë kulturat për të cilat do të informohemi?

Fermerët do të informohen permes SMS për kushtet agrologjike dhe parashikimin e rrezikshmërisë nga sëmundjet për kulturat si molla, mjedra, speci, vishnja.

Cilat jane lokacionet ku gjenerohen te dhenat agrologjike?

Zonat nga ku mund të gjenerohen të dhënat janë: Gjakova, Juniku, Deqani, Peja, Podujeva, Kamenice, Viti, Obiliq dhe Rahovec.

Përshëndetje! Si mund të ju ndihmojmë?